Muriqi protagonist në La Liga, Lazio mund t’ia shohë hairin shitjes së tij nga Mallorca

11:28 | 15 November 2022

Vedat Muriqi është protagonist i madh në La Liga.

Sulmuesi kosovar ka shpërthyer në kampionatin spanjoll duke i realizuar 8 gola në 12 ndeshje, ndërsa e ka edhe një asistim.

Lazio e shiti përfaqësuesin kosovar gjatë verës që shkoi, ndërsa tash mund t’ia shohë hairin atij, shkruan Gazeta Express.

Më saktësisht, Mallorca thuhet se ia ka vënë çmimin klauzolës së shkëputjes eventuale të kontratës së lojtarit prej 30 deri në 40 milionë euro.

E nëse shitet Muriqi, “Biancocelesti” do t’i marrin 45% të të këtyre parave.

Pra, klubi italian shpreson që “Pirati” të shitet në janar ose në verën e ardhshme, në mënyrë që t’i përfitojë disa miliona.

Në ditët e fundit po spekulohet se interesim për 28 vjeçarin kanë shfaqur klubet spanjolle, Sevilla dhe Villarreali, por edhe klubi anglez, Brighton.

Muriqi ishte huazuar në Mallorca në pjesën e parë të vitit dhe kishte shkëlqyer me 5 gola dhe 3 asistime, duke e ndihmuar klubin ishullor të mbetet në La Liga.

E tash, prizrenasi po e ndihmon Mallorcan me golat dhe me kontributin e tij dhe ky ekip aktualisht e sheh veten në pozitën e 10-të.

Komento: