Një lajm aspak i mirë ka ardhur për Vedat Muriqin.
Fenerbahce janë duke shpresuar të sjellin në Turqi sulmuesin e Paris Saint Germain, Edinson Cavani
Media turke Fotomac, ka raportuar sot për interesimin e Fenerbahces për Cavanin.
33 vjeçari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me PSG, dhe do të largohet si lojtar i lirë pas shtatë sezoneve të kaluara në kryeqytetin e Francës.
Në anën tjetër, Fenerbahce po rrezikon të humbas këtë verë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili po kërkohet nga Lazio.
Largimi i Muriqit, do të bëjë që pala turke të hyjë seriozisht në bisedime me uruguaianin, për të zëvendësuar sulmuesin nga Kosova.