Muriqi shënoi golin e barazimit, ‘shpërthejnë’ tifozët shqiptarë

22:28 | 10 Qershor 2019

Ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës po vazhdon me rezultat të barabartë.

Kosova e ka barazuar në 2-2 rezultatin ndaj Bullgarisë.

Kosova ka barazuar rezultatin ndaj Bullgarisë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Vasil Levski”.

Sulmuesi në top formë, Vedat Muriqi, ishte ai që shënoi me kokë për 2-2 në minutën e 64’, duke ngritur në këmbë mijëra tifozë shqiptarë në “Vasil Levski”.

Ky gol erdhi menjëherë pas inkuadrimit në lojë të Florent Hadërgjonajt në vend të Mërgim Vojvodës dhe Anel Raskaj në vend të Idriz Vocas.

Komento: