Mallorca dhe Espanyoli kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Son Moix” përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.
Vedat Muriqi dëshmoi edhe njëherë se po kalon formë të mirë këtë sezon, duke shënuar sërish gol për skuadrën e tij.
Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 48-të për epërsinë fillestare të vendasve. Për sulmuesin prizrenas ishte ky goli i tij i gjashtë në elitën e futbollit spanjoll.
Mallorcas fitoren ia mohoi Jose Carlos Lazo, i cili shënoi në minutën e 70-të.
Mallroca renditet në pozitën e 12-të me 13 pikë, dy më shumë se Espanyoli që pozicionohet një vend më poshtë.