Muriqi tregon se çfarë ndodhi pas ndeshjes në zhveshtoren e Kosovës

23:41 | 07 Qershor 2019

Kosova lëshoi tri pikë të arta sonte kundër Malit të Zi.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka folur pas ndeshjes për atmosferen në zhveshtoren e Kosovës ku Përfaqësuesja jonë nuk arriti më shumë se një pik në ndeshjen kundër Malit të Zi.

Ai ka thënë se të gjithë futbollistët janë ndier keq që nuk i morën tre pikë në këtë ndeshje.

“Ishte vështirë po normalisht si sulmues me fizik të shëndosh si unë duhet ta kryej punën që të nxjerri topa për shokët. Mundova ta jepi 100% dhe shpresojë që i kam ndihmuar shokët”.“Morëm një gol them gjysmë gol ashtu nga një jo vendosshmëri në mbrojtën tonë.

Më vjen keq sepse kemi mundur t’i marrim 3 pikët unë dhe të gjithë shokët sapo jemi futur në zhveshtore jemi ndier keq dhe jemi pa humbje qe 13 lojë besoj që edhe me Bullgarinë shpresojmë që do ta fitojmë atë ndeshje”, ka deklaruar Muriqi shkruan Insporti.Muriqi është shprehur optimist për ndeshjen e kundër Bullgarisë duke thënë se shpreson që tri pikët e plota të kthehen në Kosovë nga Bullgaria.

“Mas zëvendësimit të tretë e ndërruam taktikën në 442 ata filluan me kundërsulme në përgjithësi në karrierën time kur dua ta ndihmojë ekipin kthehem. Ajo ka qenë arsyeja. Kjo është një karakteristik e imja dhe nuk ka qenë diçka speciale nga shtabi teknik”.

“Në konferencë kam thënë në këto dy lojë si mysafirë janë ideale 4 pikë për neve. Besoj që kemi me arritë fitore dhe edhe ata nuk po them që janë si Mali i Zi por duhet me u analizu mirë”, ka deklaruar Muriqi pas ndeshjes.

Komento: