Muriqi vjen në Kosovë, jo për lojë, por për dasmën e motrës së tij

17:07 | 06 September 2020

Vedat Muriqi vjen në Kosovë.

Vedat Muriqi e ka finalizuar marrëveshjen me Lazion për t’u transferuar te klubi elitar italian për sezonin 2020/21.

Javën e ardhshme, sulmuesi prizrenas do të udhëtojë për në Romë për t’i kryer testet mjekësore dhe për t’u prezantuar në “Stadio Olimpico”.

Megjithatë, momentalisht, Vedati ndodhet në Kosovë.

Ai është parë së fundmi në një aheng familjar në Prizren, ku është duke e martuar motrën e tij, raporton Zeri.

Me gjasë, në ndeshjen Kosovë – Greqi, Muriqi do të jetë i pranishëm në tribuna.

Ndryshe, në këtë ndeshje, Vedat Muriqi mungon shkaku i një lëndimi që kishte pësuar te Fenerbahçe.

Komento: