Murtezaj i sugjeron LDK’së t’i përgjigjet ftesës së Kurtit

20:43 | 30 Prill 2025
murtezaj-i-sugjeron-ldk’se-t’i-pergjigjet-fteses-se-kurtit

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valon Murtezaj i ka sugjeruar kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku që të shkojë në takimin e thirrur nga Kurti.

Kurti ka ftuar në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe atë të PDK-së, Memli Krasniqi, për shkak të situatës së bllokimit të Kuvendit të Kosovës.

Murtezaj ka shkruar në Facebok se dialogu mes palëve shmang thellimin e krizave.

“Si një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim nesër. Në politikë, dhe në situata krize, kur Republika e Kosovës nuk ka Kuvend aktiv, dhe as Qeveri aktive, pjesëmarrja në tryezë diskutimi, pa hyrë në asnjë lloj paragjykimi, është vlerë demokratike dhe lidership”.

Komento: