Murtezaj thotë se këngëtarët po i shmangen me të madhe tatimit, tregon një rast

15:24 | 31 August 2022

Drejtori i ATK-së thotë se këngëtarët po i shmangen me të madhe tatimit, tregon një rast.

Administrata Tatimore e Kosovës ka dyshime të bazuara se këngëtarët në Kosovë po i shmangen tatimit.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha në një konferencë për media se kanë evidentuar raste “eklatante” të mospërmbushjes tatimore nga këngëtarët.

Ai ka specifikuar një këngëtar, pa ia përmendur emrin, ku kanë evidentuar shmangie të madhe të tatimit.

“Një këngëtar i estradës ka deklarim 400 deri në 500 euro në një aheng, ndërsa dihen që informatat tjera, të cilat ne veç i kemi evidente, çmimet e tilla shkojnë deri në 7-8 mijë apo 10 mijë euro. Kjo është një diskrepancë shumë e madhe”, ka thënë Murtezaj.

“Por, ne sigurisht që të gjitha këto raste i trajtojmë kujdesshëm dhe gjithëherë aty ku ka raste të tilla, të veprojmë”, ka deklaruar ai.

Komento: