Mushkolaj i reagon Albulena Haxhiut, e pyet nëse do të kthehet në Kosovë Elez Blakaj

18:23 | 06 Prill 2021

Imer Mushkolaj i reagon Albulena Haxhiut.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas takimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezi.

“A po vjen Elezi?”, ka shkruar Mushkolaj duke kujtuar parullën e famshme të VV-së e cila vazhdimisht gjatë kohës që ishte në opozitë kërkonte largimin e Lumezit nga pozita e kryeprokurorit.

Kjo parullë ishte nisur nga vet kreu i VV-së, Albin Kurti, që tanimë është kryeministër i vendit.

Kurti aludonte në ardhjen e Elez Blakajt në pozitën e kryeprokurorit. Blakaj ishte prokuror në rastin e veteranëve të rrejshëm, mirëpo që kishte ikur nga shteti për në Amerikë pasi që pretendonte se kishte presione të mëdha në lidhje me këtë rast.

Komento: