Mushkolaj: Sikur vajin, hetojeni edhe naftën, keni boll punë edhe aty

00:04 | 11 Mars 2022

Imer Mushkolaj: Sikur vajin, hetojeni edhe naftën, keni boll punë edhe aty.

Analisti Imer Mushkolaj ka kërkuar që të bëhen hetime edhe në rritjen e çmimit të naftës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij, Mushkolaj ka shkruar se ashtu si për vajin, të hetohet edhe për naftën pasi kanë punë shumë dhe aty.

“Sikurse vajin, urdhnoni hetojeni edhe naftën. Besoj keni boll punë edhe aty”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndërkohë në mbrëmje Inspektoriati i Tregut në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës mbyllën depon kryesore të Viva Fresh Store ku dhe gjetën 100 mijë litra vaj të fshehura.

Komento: