Elon Musk humb 20 miliardë dollarë brenda një jave, që “prej paraqitjes televizive në SNL”.
Pasuria e miliarderit Elon Musk është zvogëluar për 20 miliardë që kur ai u paraqit në shoun e famshëm amerikan, Saturday Night Live, mirëpo jo shkaku i performancës së tij, shkruan NME.
Revista Forbes ka njoftuar që shefi i Teslës dhe Space X-it, e pësoi këtë humbje të enjten pasi që dy kriptovalutat ku ka investuar, dogecoin ose bitcoin, dhe Tesla, humbën vlerë.
Musk kishte pasuri prej 166 miliardësh para paraqitjes televizive në SNL, por gjatë emisionit kriptovalutat ranë, me Dogecoin-in që ra për më shumë se 30 për qind brenda një dite.
Pavarësisht kësaj, Musk mbetet personi i tretë më i pasur në botë, duke mbetur para Bill Gates-it.