Musli Krasniqi u gjet në pus një javë pas zhdukjes, po hetohet si vdekje e dyshimtë

21:26 | 05 November 2019

Është gjetur një javë pas zhdukjes Musli Krasniqi nga Vushtrria.

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të tij gjatë së hënës

Ishte larguar nga shtëpia pa thënë asnjë fjalë.

E familjarët e tij për ditë me radhë ishin në kërkim të Musli Krasniqit nga fshati Begaj i Vushtrrisë.

Ai ishte shpallur i zhdukur nga familja Krasniqi që nga 28 tetori.

E gjatë së hënës, ekipi i FSK-së gjeti trupin e pajetë të viktimës, në një bunar në afërsi të fshatit.

“Operacioni i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara, kurse në ditën e sotme, 04.11.2019, kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, në një pus në afërsi të fshatit Begaj”, thuhet në përgjigjen e FSK’së.

Vendi ku Krasniqi u gjet i vdekur, gjendet pak metra larg vendit ku ai banonte.

T7 ka qëndruar gjatë së martës në fshatin Begaj por familjarët nuk deshën të flasin në lidhje me rastin.

Ata thanë se janë duke pritur rezultatet e ekspertizës të cilës së trupit të të ndjerit.

E këtë rast Policia e Kosovës po e cilëson si vdekje të dyshimtë.

“Është gjetë pa shenja jete një 40 vjeçar, i cili ishte raportuar para 6 dite si i zhdukur, viktima është gjetë pa shenja jete në një bunarë. Rasti është inicuar ” vdekje e dyshimtë, trupi i pa jetë është dërguar për ekspertizë mjekonligjore”, ka thënë PK.

Komento: