Florent Muslija ka përfunduar në radarin e disa klubeve të Bundesligës.
Gazetari nga “Sky Sport” i Gjermanisë, Florian Plettenberg, raportoi se disa klube nga elita e futbollit gjerman po monitorojnë reprezentuesin Kosovar.
Emrat e klubeve të interesuara nuk u bënë të ditura.
Në anën tjetër, Paderborn thuhet se dëshiron ta mbajë Muslijën në skuadër, por një zgjatje e kontratës ka shumë pak gjasa të bëhet.
Gjithsesi, sipas Plettenberg, pasi shumë klube kanë pyetur për 25- vjeçarin, ai dëshiron të bëjë hapin tjetër në verë.
Në afatin e verës ai mund të largohet si agjent i lirë, pasi kontrata e tij me Paderbornin i skadon.
Florent Muslija ka regjistruar tetë gola dhe katër asistime në 15 paraqitje në Bundesliga 2.