Musliu e PDK-së: S’ka indikacione që do merret ndonjë vendim pozitiv për heqjen e masave

18:34 | 13 Qershor 2024
musliu-e-pdk-se:-s’ka-indikacione-qe-do-merret-ndonje-vendim-pozitiv-per-heqjen-e-masave


Ariana Musliu-Shoshi, deputete nga PDK-ja thotë për “Front Online” se nuk ka indikacione që do të merret ndonjë vendim pozitiv së shpejti lidhur me heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Që të largohen masat e BE-së ndaj Kosovës duhet konsensus i plotë, që do të thotë, duhet të votojnë edhe vendet jo-njohëse ndaj Republikës së Kosovës. Në fazën në të cilën jemi, bashkëpunimin që e kemi si shtet me aleatët, prononcimet e tyre publike nuk ka indikcione që do të merret ndonjë vendim pozitiv së shpejti”, tha ajo.

Musliu thotë se janë gjithashtu kushtet e cekura në drejtim të Kosovës që Qeveria duhet t’i plotësoj për të arritur deri tek heqja e masave.

“Po ashtu janë kushtet e caktuara nga BE-ja drejt qeverisë së Kosovës që duhet qeveria të i ploësojë në mënyrë që masat të largohen. Kushtet janë direkt të lidhura me situatën në veri të Mitrovicë”, tha Musliu për Front Online.

Komento: