Musliu – Haxhiut: Zor është me na shti në kurth mua ose Haradinajn, krahasimi me të është nder

10:20 | 24 Prill 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka komentuar deklaratën e kryeparlamnetares Abulena Haxhiu, për “reflektimin” ndaj vërejtjeve të saj, për përdorimin e gjuhës në Kuvend.

Haxhiu dje tha se Musliu dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj “duket se kanë fillu me reflektu”, duke iu referuar fjalimit të deputetes së PDK-së, që e përmendi emrin e Dejona Mihalit në fund të deklarimit.

Deputetja Musliu ishte e qartë në diçka që thotë se e ka arritur ndaj kryetares së Kuvendit – dekodimi.

Sipas saj, Haxhiu është lehtë e lexueshme, prandaj kësisoj ajo thotë s’mund t’i fus në kurth as atë e as Haradinajn.

Madje, krahasimin me këtë të fundit e quajti nder.

“Unë dhe zoti Haradinaj, ia thash edhe zonjës Haxhiu sot në sallë të Kuvendit, pa mikrofon normal, e dëgjoi ajo shumë mirë. E kemi dekoduar, sepse lexohet lehtë zonja Haradinaj. Është goxha zor me na shti në kurth qoftë mu ose zotin Hardinaj. Për mu, krahasimi me zotin Haradinaj është nder”.

Komento: