
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka drejtuar një pyetje publike ambasadorit britanik lidhur me dënimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Përmes një postimi, Musliu shkruan:
“Për Ambasadorin britanik kam një pyetje të shkurtër dhe shumë konkrete: Meqë thoni se dënimet në Hagë janë dhënë në mënyrë individuale, na tregoni, Shkëlqesi: për cilin krim konkret është dënuar individi Hashim Thaçi?”.