Musliu ka një kërkesë të veçantë për Haradinaj

23:36 | 24 Mars 2019

Ganimete Musliu ka një kërkesë të veçantë pët kryeministrin Haradinaj.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar nga Haradinaj shkarkimin e zëvendësministres serbe, Vesna Mikiq.

Arsyeja e kësaj kërkese ka të bëj me postimin e Mikiq për 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, raporton lajmi.net.

Mikiq këto bombardime i kishte quajtur gjenocid mbi Serbinë.

Teksa deputetja Musliu ka thënë se kjo zëvendësministre nuk guxon të paguhet nga taksat e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Ganimete Musliut:

Kjo zv.Ministre nuk guxon te paguhet nga taksat tona. Kryeminister Haradinaj, shkarkoje menjeher! Boll me kemi toleruar por jo deri ne pafundesi. Ndytesirat si kjo nuk i sherbejne as serbeve te Kosoves. Le te shkoj te jetoj ne “shtetin e saj sovran”.

Komento: