Musliu: Ku munden shqiptarët me bë plane me 350 euro rrogë?

22:32 | 10 Gusht 2023
musliu:-ku-munden-shqiptaret-me-be-plane-me-350-euro-rroge?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ironizoi duke thënë ku mund shqiptarët të bëjnë plane me 350 euro pagë mujore.

Sipas saj nëse hyn në kredi për të shkuar në pushime është vetëm stres dhe jo pushim.

“Ku mujn shqiptarët me bë plane, me 350 euro rrogë me bo plane, shqiptarët mos bë hajgare… Po aty janë planet pastaj qysh ki me shku ti në pushim kur s’mund e planifikon jetën me jetu taman, me hy në kredi… ai s’është pushim më, është stres”, tha Musliu në emisionin veror “Nxet” në Tëvë1.

“Unë jam pragmatike në jetë jam shumë pragmatike dhe jeta na ka mësu ndoshta me qenë të gjindshëm në situate të caktuara por i pëlqej shumë planifikimet kur kam mundësi të planifikoj”, tha tutje ajo.

Komento: