Musliu-Kurtit: Merru me punët tua e lëre Zvicrën, se ata i kanë ndreq punët e veta

15:57 | 12 Shtator 2023
musliu-kurtit:-merru-me-punet-tua-e-lere-zvicren,-se-ata-i-kane-ndreq-punet-e-veta

Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, ka vazhduar kritikat në adresë të kryeministrit Albin Kurti. Musliu Shoshi ka thënë se veq me Albinin ndodh qe me qenë kryeministër i një shteti pa fuqi ekonomike e ushtarake dhe pa ndikim politik, me gjetë motive me u pëzi në çdo vend që mban zgjedhje parlamentare e presidenciale, prej Shqipërisë deri në SHBA.

“Veç me Albinin ndodh me qenë kryeminister i një shteti pa fuqi ekonomike, ushtarake, pa ndikim politik me gjetë motiv e kohë me u përzi në çdo vend që mban zgjedhje parlamentare a presidenciale, prej Shqipërisë e deri në SHBA. Merru me punët tua e lëre Zvicrën se ata i kanë ndreq punët e veta!”, ka shkruar Musliu Shoshi në Facebook.

Ndryshe, bashkëpunimi i kryeministri të Kosovës Albin Kurti, me Partinë Socialdemokrate të Cedric Wermuth, nuk po pëlqehet në Zvicër.

Sipas mediave zvicrane, një panel diskutimi i organizuar nga Partia Socialdemokrate zvicerane në të cilin pritet të marrë pjesë kryeministri, Albin Kurti gjatë shtatorit, ka nxitur reagime atje, meqë në Zvicër do të mbahen zgjedhjet në tetor./Front Online

Komento: