Musliu: Nga PDK dal vet kur është nevoja, s’mund të më heq askush

00:00 | 30 September 2022

Ajo është njëra nga personazhet kryesore në PDK.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se ka raporte të shkëlqyeshme me udhëheqësit e partisë së saj, pas raportimeve për përplasje.

Musliu ka thënë se nuk ka marrë privilegje asnjëherë nga partia, por sipas saj, e gjitha që ajo ka bërë janë sakrificat dhe sfidat.

“Nuk kam asnjë problem personal me udhëheqësit e PDK-së. Kam raporte të shkëlqyeshme. S’kam pasur asnjëherë privilegje, por kam pasur sakrificë dhe sfidë për të arritur këtu ku jam Privilegjin më të madh që ma ka dhënë PDK, është që unë jam udhëheqëse e komisionit parlamentar”, ka deklaruar ajo në “DPT te Fidani”.

Ajo u ka bërë thirrje partive të tjera që mund t’i bëjnë oferta asaj, që t’i mbajnë, pasi që, siç ka thënë, ajo është dhe do të jetë pjesë e PDK-së.

“Ato partitë tjera politike në Kosovë e njohin mirë Ganimete Musliun. Nëse kanë përgatitur ofertë, u them mbani ofertat. Teoritë e konspiracionit kishin nisur se unë kam filluar bashkëpunimin me partitë tjerë, por unë jam pjesë e PDK-së. Varet për çfarë hidhërohem, nëse hidhërohem për parime, e kam shumë problem”, ka thënë Musliu.

Ajo ka deklaruar se do të dal vetë nga partia nëse është nevoja.

“Prej PDK-së unë dal vet kur është nevoja, nuk mund të më heq askush nga partia”, ka thënë ajo.

Komento: