Musliu për largimin e Emmersonit: Veseli me shokë po përballen me qeverinë më anti-UÇK e më antikombëtare

12:05 | 22 Gusht 2024
musliu-per-largimin-e-emmersonit:-veseli-me-shoke-po-perballen-me-qeverine-me-anti-uck-e-me-antikombetare

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas dorëheqjes së Ben Emmersonit, si avokat i ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit.

Për këtë, Musliu tha se Veseli me shokë po përballen me beteja të shumëfishta në Hagë, e ku sipas saj, njërën e kanë me gjyqin politik që sipas saj po iu bëhen në Gjykatën e Hagës e në anën tjetër, siç tha ajo, me qeverinë “më antikombëtare e më anti-UÇK që po keq qeverisë me vendin.

“Kadri Veseli me shokë po përballen me beteja të shumëfishta në Hagë. Në njërën anë betejën me gjyqin politik që po i bëhet në gjykatën e Hagës, në anën tjetër me qeverinë më antikombëtare e më anti-UÇK që po keq-qeverisë me vendin”.

“Mungesa e fondeve për mbrojtjen e UÇK-së dhe tërheqja e Avokatit Emmerson do duhej të ishte një alarm për vendin dhe trajtohej sot në një seancë urgjente e të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës”, tha Musliu.

Tutje, sipas Musliut, shteti i Kosovës po u hyn në hak ish-krerëve të UÇK-së, duke e rrezikuar sipas saj, të drejtën e popullit për liri.

Në lidhje me pretendimet se përfaqësuesi ligjor i Kadri Veselit, Ben Emmerson është larguar për shkak të pagesave ka reaguar dje ministria e Drejtësisë, duke i mohuar ato.

Komento: