Musliu për Osmanin: U desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që ia thamë ne

22:30 | 10 Maj 2026
musliu-per-osmanin:-u-desh-t’iu-shkundet-karrigia-qe-ta-pranoje-ate-qe-ia-thame-ne

Ganimete Musliu nga PDK ka reaguar ndaj deklaratës së ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila sot në “tubimin e bashkimit” në LDK akuzoi VV-në se nuk e vendos flamurin e Kosovës në forume ndërkombëtare, por as në ato partiake.

Musliu akuzoi Osmanin se ka heshtur për pesë vite e gjysmë, dhe se vetëm tani po e pranon një realitet që opozita e kishte ngritur më herët.

Ajo tha se politikanët që, sipas saj, dëmtojnë dinjitetin e Kosovës për interesa personale nuk duhet të mbështeten nga qytetarët.

Postimi i saj i plotë:

“FLAMURIN E KOSOVËS NUK E VENDOSIN AS NË FORUMET E TYRE TË BRENDSHME, LËRE MË NË ATO NDËRKOMBËTARE.”

Pesë vjet e gjysmë e mbajti gojën të mbyllur pa e thënë të vërtetën.

U desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që ne ua kemi thënë prej kohësh.

Kjo nuk është vetëm hipokrizi politike kjo është mashtrim.Kjo është e papranueshme.

Pesë vite e gjysmë të humbura për Kosovën.

Pesë vite e gjysmë mashtrim ndaj qytetarëve të Kosovës.

Dhe dëmi më i madh nuk janë vitet e humbura, por përpjekja për t’ia humbur Kosovës dinjitetin, simbolin dhe zërin e saj në botë.

Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen

Komento: