Musliu për përkrahjen në Drenicë: Këto ditë më duket sikur jemi më 2007

21:20 | 30 January 2021

Ganimete Musliu thotë se jo rrallë Drenica e ka determinuar fatin e Kosovës.

Kandidatja e PDK-së për deputete Ganimete Musliu thotë se nga mbështetësit e kësaj partie po i presin me fishekzjarrë dhe këngë e sidomos në Drenicë.

“PDK me shumë se kurrë po gëzon mbështetje në të gjithë territorin e Kosovës e veçanërisht në Drenicë”, thotë Musliu.

“Jemi te habitur me përkrahjen dhe entuziazmin që po e shohim në terren. Çdokund ku shkojmë na presin me fishekzjarrë, na presin me këngë, me entuziazëm”, theksoi ajo.

“Këto ditë më duket sikur jemi më 2007.Jemi të befasuar me përkrahjen që ka PDK në Drenicë dhe drenicasit janë të bashkuar dhe unifikuar nën logon e PDK-së”, tha Musliu në Pressing.

Komento: