Musliu për situatën në veri: E kam ftuar Drejtorin e AKI-së për raportim, jam e shqetësuar

11:59 | 01 Gusht 2022

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së dhe njëherit kryetare e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, ka treguar se i ka përcjellur me shqetësim ato çfarë ndodhën dje në veri.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, Musliu tregoi se sot në mëngjes, në cilësinë e kryetares së AKI-së, e ka ftuar drejtorit e AKI-së për raportim para Komisionit.

“Si qytetare, si deputete por edhe si krytare e Komisionit për mbikqyrjen e AKI-së, mbrëmë i kam përcjellur me shqetësim zhvillimet në veri të vendit. Sot zyrtarisht, brenda mandatit tim si kryetare, i kam dërguar ftesë Drejtorit të AKI-së qe të mërkurën të vij në Komision dhe të na njoftoj për gjendjen në veri. Po presim pêrgjigjeje!”, tha ajo për Nacionale.

Komento: