Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas videos propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje, ditën e djeshme, duke thënë se “ekzistojnë momente kur edhe një mi ndjehet si tiger, por në fund të ditës dhe përjetë mbetet një brejtës i gërrditshëm dhe asgjë më shumë”.
Në një postim të bërë në Facebook, deputetja e VV-së thotë se këto debatet e fundit për komandantët, i kanë sjell në mendje asaj një shprehje:
“Ti thuash një heroi që ka gabuar, do të thotë t´i kujtosh atij që është njeri”.
“Kjo kategori lazdranësh më së miri vertetojnë thënien se: “Në një histori heroike, lexuesi beson vetëm atë që ai vetë është i aftë për të; çdo gjë tjetër ai e hedh poshtë si një shpikje”, ka shkruar mes tjerash Musliu.
Postimi i plotë:
Ekzistojnë momente kur edhe një mi ndjehet si tiger, por në fund të ditës dhe përjetë mbetet një brejtës i gërditshëm dhe asgjë më shumë. Debatet e kohëve të fundit për komandantët, guximin, heroizmat…etj, ma sollën nëdrmend një thënje të bukur të cilën e pata lexuar shumë kohë më parë dhe e cila përkthyer në shqip është:
“Ti thuash një heroi që ka gabuar, do të thotë t´i kujtosh atij që është njeri”.
Dhe të jesh njeri dhe të bësh gabime do të thosh të jetosh dhe të angazhohesh.
Këta brejtës të cilët për pak çaste, posaçërisht kur krekosen para mikrofonit qoftë në sallën e kuvendit, qoftë në media tradicionale apo sociale, ndjehen si tigrat dhe në peshorën e tyre i peshojnë njerëzit me permendoret.
Njësia e tyre matëse është morali bardh dhe zi. Këta brejtës të gërditshëm kërkojnë moral nga të tjerët përderisa vetë janë të zhveshur nga çdo veti morale. Kërkojnë guxim kur vetë nuk posedojnë as minimumin e guximit, kërkojnë heroizëm kur vetë nuk e kuptojnë as domëthënjën e kësaj fjale, kërkojnë nga të tjerët që të heqin dorë nga gjithçka kur vetë jargitën pas çdo gjëje.
Kjo kategori lazdranësh më së miri vertëtojnë thënjën se: “Në një histori heroike, lexuesi beson vetëm atë që ai vetë është i aftë për të; çdo gjë tjetër ai e hedh poshtë si një shpikje.