
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Kosova s’ka pasur e as s’do të ketë qeveri më të pafytyrë e më mashtruese se kjo e Albin Kurtit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se VV po përjargët e po nxjerr lot krokodili për Policinë e Kosovës, kinse duke i falënderuar, ndërsa nuk po voton që atyre t’iu plotësohen kushtet.
Ajo ka shtuar se nuk duhet befasuar nëse terroristët e Beogradit mbërrijnë deri në Prishtinë, pasi ua kanë ulur moralin e vullnetin policëve, duke i poshtëruar e trajtuar si të pavlerë.
Postimi i saj i plotë:
Qeveri ma t’paftyrë ma rrencae e ma mashtruese se kjo qeveria e Albin Kurtit, Kosova kurr s’ka pas e fort jam e sigurt qe kurr s’ka me pas.
Shkojne perjargen e qaraveshen e qesin lot krokodili per Policine e Kosoves e kishe po i falenderojme, e nuk votojne me ja plotesu kushtet e kerkesat e policise.
Mos u befasoni kur te mbrrijne deri ne Prishtine Terroristet e Brogradit se ua keni ule moralin e vullnetin Policise se Kosoves duke i poshtruar e duke i trajtuar si kategori te pavlere!