Musliu: Serbët në veri kanë frikë nga grupet kriminale

23:49 | 21 Prill 2023

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë thënë se që nga fillimi i saj, Lista Serbe ka luajtur rolin e Kalit të Trojës me qëllim që të jetë destruktive në raport me institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se Lista Serbe është në shërbim të Vuçiqit dhe krahut të Putinit, por siç thotë ai, është vetëm ndërmjetuësuese e klanit kriminal të Milan Radojçiqit dhe Zonko Veselinoviqit.

“…më shumë bëjnë presion grupet kriminale sepse nuk kanë asnjë obligim ligjor ndaj qytetarëve por kanë vetëm obligim ndaj urdhërdhënësit të tyre Vuçiq, i cili më pas i shpërblen me para”, ka theksuar Musliu për RTK.

“Presidenti serb haptas e mbron klanin kriminal të Radojqiqit dhe Vesilinoviqit që janë të shpallur edhe nga SHBA personalitete në kërkim. Këta dy kryekriminelë janë urdhërkryerës të Vuçiqit në terren. Së fundmi janë shpërblyer me 960 milionë euro tender me ndërtimin e rrugëve brenda Serbisë, por si kundërshpërblim duhet të kryejnë obligimet e veta në terren e sidomos në Kosovë, që të mos lejojnë daljen e njerëzve në zgjedhjet në veri. Lista Serbe është vetëm ndërmjetësues ndërmjet klanit kriminel dhe Vuçiqit në planin politik”, shtoi Musliu.

Për zgjedhjet e 23 prillit, Musliu u shpreh se grupet kriminale mund të përgatisin një skenar të ndryshëm, qoftë ndonjë protestë bllokadë apo veprime të dhunshme.

Musliu theksoi se serbët në veri të Kosovës nuk kanë frikë nga shqiptarët por nga grupet kriminale.

Ka të tillë që e kanë guximin të dalin në zgjedhje dhe sigurisht se do të dalin, por mendoj se ata do të ballafaqohen sërish me dhunën. Këto banda kriminale po thuajse e kontrollojnë jetën në tërësi atje. Kur bie terri as komshiu te komshiu nuk guxon të hyjë në oborr sepse mund të vritet. Pra aq shumë janë të frikësuar njerëzit atje. Nuk janë të frikësuar nga ne por nga këto banda kriminale”, është shprehur Musliu.

Eksperti i sigurisë tha se në kohën e barrikadave kishte edhe pjesëtarë të grupit Ëagner mirëpo që nuk dihen nëse janë ende atje.

“Për momentin nuk kam informata se janë këndej. Për disa formacione tjera si Brigada e Veriut dhe grupe tjera kriminale kemi informata, por për grupin Ëagner në kohën e barrikadave kanë qenë prezentë”, ka thënë tutje Musliu.

Komento: