Musliu Serbi i ndaluar dje, pjesë e një organizimi të Serbisë kundër Kosovës

22:14 | 27 October 2022

Eksperti i sigurisë: Serbi i ndaluar dje, pjesë e një organizimi të Serbisë kundër Kosovës.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka komentuar rastin në Leshak të Komunës së Leposaviqit, ku u sekuestruan armë, para e granata dore, me ç’rast edhe u ndalua një person i nacionalitetit serb.

Musliu u shpreh i shqetësuar se personi i cili është ndaluar, është pjesë e një organizimi që po bën Serbia, kundër Kosovës.

“Megjithëse aksioni i Njësisë Anti-Drogë e ka pasur rastin, në dyshime për narkotik, dhe sipas informatave, serbi i ndaluar po mbahet në paraburgim për veprimtari nga Njësia e anti Krimit të Organizuar, kam bindjen se MEGAFONI, flet se për çka duheshin pajisjet e tjera që janë sekuestruar (armët dhe paratë). Shpreh shqetësimin se serbi që po mbahet është pjesë e një organizimi që po e bën Serbia (së bashku me Rusinë) kundër Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Tutje, ai është shprehur se ky është një sinjal që Serbia po përgatitet që jo vetëm me armë ta trazojë Kosovën.

“MEGAFONI jo vetëm që shërben për ta rritur zërin e udhëheqësve serbë të cilët flasin për trazira, por ai FLET vet për qëllimin e këtij serbi dhe të vet Serbisë e Rusisë. Nëse ky serb është ndaluar, kjo nuk do të thotë që, të tjerë nuk kanë kaluar pa u vërejtur! Në pjesën veriore, përgjatë kufirit në Serbinë, ka pasur dhe besoj kanë mbetur ende rrugë ilegale, përmes të cilave barten armë. Si përfundim, MEGAFONI është sinjal se Serbia po përgatitet jo vetëm me armë ta trazojë Kosovën, por këtë do ta bëjë edhe me fjalë publike. Gjë që e tha edhe vet kryekrimineli serb Vuçiq”, ka shkruar tutje ai.

Komento: