Musliu-Shoshi: Fatkeqësia më e madhe në 2023, vendosja e sanksioneve nga BE për Kosovën

20:31 | 31 Dhjetor 2023
musliu-shoshi:-fatkeqesia-me-e-madhe-ne-2023,-vendosja-e-sanksioneve-nga-be-per-kosoven

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka folur për sukseset dhe sfidat e Kosovës në vitin 2023, e po ashtu ato në sferën profesionale të saj.

Ajo këtë herë ka folur dhe për tema jashtë politikës, angazhimet me familjen, fëmijët, kohën e lirë, e të tjera.

Tejet aktive në punën në Kuvend këtë vit, deputetja thotë se ka qenë ndër vitet e saj më produktive dhe ka qenë shumë e zëshme.

“Profesionalisht ka qenë ndër vitet më produktive të mia, jam qenë shumë më e zëshme se vitet paraprake, pasi ka pasur më shumë tema, parregullsi, që na kanë dhënë mundësinë si deputetë që të jemi më aktiv dhe më të zëshëm në atë që nuk po ecën mirë në vend. Fatmirësisht për mua kanë qenë dy tema, ajo e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut. Janë jashtëzakonisht të rëndësishme si procese nëpër të cilat kalon vendi ynë, mund t’i veçoj anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, njohjet, jemi vend nën sanksione të BE-së, ka qenë sulmi i 24 shtatorit e shumë të tjera, që kanë qenë të politikës së jashtme dhe ma kanë dhënë mundësinë që të jem aktive në Kuvend dhe pjesa tjetër ka qenë e të drejtave të njeriut, ku e dimë që gjatë këtij viti kemi pasur protesta të shumta, nga sindikata e arsimit, e Policisë. Ka qenë një vit mjaft i frytshëm që mua personalisht më ka mbajtur jashtëzakonisht aktive, si në komisione po ashtu në punën në Kuvend”, shprehet Musliu Shoshi për Gazeta Blic.

Sa i përket situatës politike në 2023, deputetja e PDK-së e sheh si fatkeqësinë më të madhe vendosjen e sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian, për çka thotë se po ndëshkohen qytetarët dhe se të gjithë duhet bashkuar që ato të hiqen.

“Mendoj se fatkeqësia më e madhe që na ka ndodhur është se jemi vend nën sanksione të BE-së dhe pavarësisht përkatësisë politike, vlerësoj se të gjithë duhet të punojmë së bashku që të na largohen këto sanksione sepse nuk na bëjnë më dhe çka është më e rëndë, se të gjitha fondet që i kemi si shtet që i marrim nga IPA apo fondet tjera nga BE, nuk kanë mundësi që të implementohen dhe që ne jemi nën sanksione, qytetarët janë ata që e bartin barrën. Si përfaqësuese e tyre mendoj se duhet të gjejmë patjetër një zgjidhje që të dështojmë se ne nuk jemi shtet që meritojmë të jemi nën sanksione”, vlerëson Ariana Musliu

Komento: