Musliu-Shoshi i reagon Ministres Gërvalla: E vërtetë që 1.1 cent nuk janë keqpërdorë, por 1.1 milion po

17:58 | 01 Qershor 2022

Deputetja e PDK-së i reagon Ministres Gërvalla: E vërtetë që 1.1 cent nuk janë keqpërdorë, por 1.1 milion po.

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi dhe avokati Faton Fetahu, përmes një Konference për Media, kanë kanë denoncuar sot, siç pretendojnë ata, keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove të shtetit.

Megjithatë, këto pretendime i ka mohuar vetë Ministrja Gërvalla, duke thënë se s’ka keqpërdorur as edhe një cent.

“Jo 1.1 milion euro, por as edhe 1.1 cent”, shkroi Gërvalla.

Mirëpo, deputetja Musliu-Shoshi prapë i është kundërpërgjigjur Ministres Gërvalla, duke i kërkuar që ta dëshmojë me fakte që nuk ka pasur keqpërdorim nga ana e saj.

“Të lutem demanto me fakte që nuk ka pas keqpërdorim nga ana Juaj, na trego a është nënshkrimi juaj në dokument i vendosur?
Po ashtu argumento që marrëveshja që ti ke nënshkruar hyn në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërinstitucional dhe nuk është në kundërshtim me nenin 12 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare!”, shkroi deputetja e PDK-së.

Komento: