Musliu-Shoshi – Kurtit: Propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes

23:38 | 17 November 2024
musliu-shoshi-–-kurtit:-propaganda-me-te-kaluaren-nuk-te-shperlane-mekatet-e-se-tashmes

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të tij për doracakët problemtatikë të Edukimit Seksual në shkolla.

Musliu-Shoshi, përmes një postimi në Facebook i tha kryeministrit se propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes.

Postimi i plotë:

Albin, propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes!

Kjo shoqëri nuk ka nevojë për sulm të hapur ndaj vlerave tona si shoqëri e mirëqenies së fëmijëve tanë në veçanti.

Ndalu së talluri me çdo kategori të kësaj shoqërie! Me fëmijët tanë nuk të lejojmë!.

Komento: