
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka arritur marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri.
Ky vendim i Kurtit, sipas deputetes së PDK-së, është dështim i ardhshëm i politikës së kryeministrit.
Ariana Musliu-Shoshi thotë se asnjë premtim Kurti nuk e ka mbajtur.
“Në raport me dialogun vetëm konsistence të qëndrimeve nuk ka pasur, çdo qëndrim që e ka thënë është zhbërë, asnjë premtim që e ka premtuar deri sot nuk e ka mbajt ky vetëm dëshmon që është një dështim i ardhshëm i politikës së Kurtit dhe dialogut e diplomacisë tonë”, deklaroi Musliu-Shoshi.
Deputetja e PDK-së ka kritikuar edhe presidenten Osmani për qëndrimet e saj karshi veriut.
“Në tërë procesin e veriut presidentja rolin e saj nuk e ka luajtur komfor Kushtetueses dhe përgjegjësive që ka duhet edhe të merr veprime. Nuk përfaqëson atë për çfarë qëndron vendi dhe qytetarët por përfaqëson vendimet e Kurtit”, tha deputetja.
Musliu-Shoshi ka folur edhe për sanksionet e BE-së kundrejt Kosovës.
Ajo tha se kur të implemtohet marrëveshja e arritur në Bratislavë, BE-ja bënë tërheqjen e sanksioneve.
“BE-ja nuk bënë tërheqjen e sanksioneve për derisa nuk implementohet marrëveshja e arritur në Bratislavë nëse ne si shtet nuk i plotësojmë katër kushtet të cilat janë vënë nga BE në asnjë mënyrë të bëhet deskalimi dhe tërheqja e sanksioneve. dhe kjo është një fatkeqësi e madhe. Përveç humbjes së aleatëve marrëdhëniet bilaterale, rrezikojmë shumë edhe në anën financiare”, u shpreh ajo.