Musliu-Shoshi: Nesër dorëzojmë padi ndaj MPJ-së në Prokurorinë Speciale

22:08 | 14 November 2024
musliu-shoshi:-neser-dorezojme-padi-ndaj-mpj-se-ne-prokurorine-speciale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të dorëzojnë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prokurorinë Speciale.Këtë e bëri të ditur vetë Musliu-Shoshi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

“Nesër më 15 nëntor në ora 11:00 do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.Koha: 11:00Vendi: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës” shkruan Musliu-Shoshi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

FTESË PËR MEDIA!
Nesër më 15 nëntor në ora 11:00 do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Koha: 11:00Vendi: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Komento: