Musliu-Shoshi për njohjen e pasaportave nga Spanja: Mos na shitni dushk për gogla, e kishte obligim!

15:24 | 09 Janar 2024
musliu-shoshi-per-njohjen-e-pasaportave-nga-spanja:-mos-na-shitni-dushk-per-gogla,-e-kishte-obligim!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ariana Musliu- Shoshi ka komentuar njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja.

Musliu-Shoshi  duke aluduar në deklaratat e zyrtarëve institucional lidhur me këtë çështje, ka kërkuar që të mos “shesin dushk për gogla”, pasi që sipas saj njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja, është obligim ligjor, sepse vendimi është kolektiv i shteteve të zonës Shëngen dhe jo individual.

 

Postimi i plotë i Musliu-Shoshit:

Mos na shitni dushk për gogla!

Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja është obligim ligjor sepse vendimi është kolektiv i shteteve të zonës Shëngen dhe jo individual!

Prandaj bazuar në dokumentet si Marrëveshja e Shengenit, konventa e Shengenit, kodi kufitar i Shengenit, Spanja NUK KA pasur asnjë zgjedhje tjetër pos të njeh pasaportën e Kosovës!

Mos të harrojmë, njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës!

Po ashtu mos të harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon!

Komento: