Musliu-Shoshi: Udhëtimin e Kurtit në Gjermani për interesa personale e partiake e paguan djersa e qytetarit

12:05 | 09 Dhjetor 2023
musliu-shoshi:-udhetimin-e-kurtit-ne-gjermani-per-interesa-personale-e-partiake-e-paguan-djersa-e-qytetarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për vizitë në Gjermani.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se deri Kurti shiste mend se si të kurset paraja publike, sot udhëton për në Gjermani me para te shtetit.

Kjo, për faktin se siç thotë deputetja, ai atje do të takohet me anëtarësinë e LVV-së në Gjermani, ku ftesat nuk janë shpërnda nga Ambasada por nga LVV.

Postimi i saj i plotë:

Paramendone, Albini që na ka pas tranu duke na shit mend se si duhet te kursehet paraja publike, sot udhëton në Gjermani, bashkë me Ministra tjerë e me anëtarë të LVV-së POR me buxhet të shtetit!

Në këtë udhëtim do të i takoj anëtarësinë e LVV-së në Gjermani, ku ftesat nuk janë shpërnda nga Ambasada por nga LVV.

Pra, udhetimin e Albinit për interesa personale e partiake  bashkë me bashkëpunëtor e pagun djersa e qytetarëve!

Komento: