Musliu-Shoshi: VV-ja ka për qëllim zhbërjen e Kosovës

17:03 | 08 Maj 2024

Deputetja e PDK-së, Arian Musiliu – Shoshi, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se nuk “besojnë” në Kosovë si shtet, fuqiplotë e të përhershëm.

Ajo ka thënë se qëllimi i VV-së është “zhbërja e Kosovës”.

“Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë sepse LVV nuk ka besu as nuk beson në Kosovën shtet fuqiplotë e të përhershëm! Këtu janë me realizu qëllimin e tyre, pra zhbërjen e Kosovës.  Kaq, nuk pres më shumë”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Kjo kritikë ndaj VV-së erdhi pasi kryeministri, Albin Kurti, tha se “menduam se shtetet që na përkrahin do të bëheshin pengesë” për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Komento: