Musmurati: Ne nuk i dërgojmë lista Qeverisë se kush është në grevë

17:54 | 01 Shtator 2022

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, sot ka thënë që çdo ditë në mëngjes në e-mailin zyrtar u shkon kërkesa që të dërgojnë listat e atyre punëtorëve që janë në grevë.

Kërkesës së inspektoratit të Ministrisë së Arsimit, drejtoresha Musmurati ka thënë që këtë gjë nuk do ta bëjnë.

“Ne nuk i dërgojmë lista Qeverisë së kush është në grevë dhe kush jo. Kjo gjë nuk do të ndodhë”, ka thënë ajo në emisionin “Pak ma Drejt” në Paper Radio.

Musmurati ka treguar se vetëm shkolla e mesme e mjekësisë “Ali Sokoli” ka qenë në mësim dhe asnjë shkollë tjetër në Prishtinë nuk ka punuar. Për të gjetur një dialog mes SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, sipas drejtoreshës së arsimit në kryeqytet, kolegjiumi i drejtorëve të arsimit të të gjitha komunave të Kosovës ka ndërmjetësuar.

“Neve na është thënë në Ministrinë e Arsimit se nuk ka nevojë për një ndërmjetësim, sepse ata kanë kontakt direkt me sindikatën. Kjo ka ndodhur para dy ditësh. Por më pas e pamë që nuk ka asnjë zgjidhje”, ka thënë tutje drejtoresha Besianë Musmurati.

Komento: