Musmurati: Nga sot të gjitha shkollat e Prishtinës do e kenë mjeshtrin e shkollës

18:15 | 27 Korrik 2023
musmurati:-nga-sot-te-gjitha-shkollat-e-prishtines-do-e-kene-mjeshtrin-e-shkolles

Drejtoresha e drejtorisë së arsimit Besiana Musmurati ndau një postim në Facebook ku tha se nga sot të gjitha shkollat e Prishtinës do e kenë mjeshtrin e shkollës

JU PREZANTOJ PROJEKTIN MË TË RI – MJESHTRIN E SHKOLLËS👷🛠🦺

Nga sot, të gjitha çerdhet dhe shkollat e Prishtinës kanë me pasë mjeshtrin e shkollës 🤩. Një ekip mobil me mjeshtër nga Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë ka me qenë në dispozicion 24/7 e që me një telefonatë ☎, shkollat kanë me thirrë për çfarëdo lloj nevoje që e e kanë.

Ka kalu koha kur në shkollat e Prishtinës është prishë diçka e nxënësit kanë pritë me vjet që komuna me reagu. Mjeshtri i shkollës ka me reagu shpejt e me efikasitet që me i ndreqë shkollat tona.

E tash po e dini, bashkë kemi me i ndreqë krejt shkollat e Prishtinës./Front Online

Postimi i plotë:

Komento: