Mustafa nuk i ka punët mirë me Hashim Thaçin.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur të kundërligjshëm bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi.
Sipas tij, për institucionin e presidentit me rëndësi duhet të jetë përmbushja e bazës kushtetuese dhe jo referimi ndaj kënaqësive apo pakënaqësive.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, siç thotë ai, duhet të bëhet në harmoni me kushtetutën, ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përcjell lajmi.net.
Ky është postimi i plotë:
Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin.
Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare.
Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditesh, por për institucionin e Presidentitme rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e paknaqësive
Ftoj presidentin në emer të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues