Mustafa e Haradinaj takohen sërish për Qeverinë e re

15:08 | 24 Prill 2020

Premtuan Qeveri brenda ditësh, Mustafa e Haradinaj takohen sërish.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë organizuar një takim në Kuvend.

Mustafa dhe Haradinaj po vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, të cilën e kanë premtuar brenda ditësh.

T7 merr vesh se sot ata po takohën në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Tanimë LDK’ja e ka zgjedhur kandidat për kryeministër, Avdullah Hotin, dhe AAK’ja është pajtuar me këtë emër.

Haradinaj sot takoi kryetarët e komunave nga AAK’ja për t’i pyetur rreth koalicionit që planifikon ta bëjë me LDK’në.

LDK’ja ndërkaq ka marrë pajtimin e strukturave të saj, që ta formojë Qeverinë e re me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet në Kuvend.

Komento: