Mustafa: Edhe nëse nuk bëj 100 vjet koalicion me VV-në, Veliun e Hazirin nuk i largoj

19:52 | 02 September 2019

Isa Mustafa ka folur për gjendjen në LDK dhe koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë në KTV ka thënë se Vjosa Osmani do i përfaqësoj politikat e LDK’së në krye të Qeverisë.

Ai u është përgjigjur deklaratave se burrat e partisë qëndrojnë pas saj.

Po ashtu, Mustafa ka thënë se Lutfi Hazirin e Agim Veliun, nuk i largon, edhe po të mos bëjë edhe 100 vjet koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lutfi Haziri është zgjedhur si kryesues i fushatës parazgjedhore të LDK’së ndërsa edhe ka marrë postin e nënkryetarit. Agim Veliu ndërkohë ka marrë postin e nënkryetarit të parë të kësaj partie.

Komento: