Mustafa: Edi Rama po e mbron Kosovën, udhëheqësit tanë kolltukët

19:06 | 12 October 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përkrahur fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Këshillin e Evropës, duke deklaruar se ai ka thënë një të vërtetë të madhe.

Mustafa ka thënë se sot, Edi Rama ishte zëdhënës me plot dinjitet i së vërtetës së Kosovës dhe luftës së saj për liri.

Ai ka thënë se përderisa kryeministri i Shqipëri po mbron Kosovën, udhëheqësit e saj po mbrojnë kolltukët.

“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë. Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, ka shkruar Mustafa.

Komento: