Isa Mustafa e ka ‘goditur’ goxha rëndë me postimin e fundit në rrjetet sociale Kadri Veselin.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka sulmuar të parin e PDK-së, Kadri Veselin që po premton se nuk do të ketë korrupsion dhe nepotizëm, nëse atij iu besohet qeveria, duke thënë se ata që i kanë kultivuar të dyja këto nuk mund ta luftojnë as njërën as tjetër.
Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa po thotë se këta veç mund të reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta.
I njëjti ka përmendur edhe kontratat e dyshimta dhe të dëmshme në Telekom, aferën e pasaportave, ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompanitë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paranë publike.
Sipas Mustafës, ata duhet të shkojnë në lavazh e të patohen mirë, e jo të qeverisin me Kosovën.
Në anën tjetër, kreu i PDK-së, po vazhdon të premtojë qeverisje pa korrupsion dhe nepotizëm, ani pse Kadri Veselit ka pak muaj që i ka dështuar lufta e brendshme kundër kësaj dukurie me anëtarët e partisë së tij.