Mustafa i çon mesazh Vjosa Osmanit dhe atyre që braktisën partinë:

21:14 | 26 Dhjetor 2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se LDK është e gatshme dhe do të organizohet për fitore.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se kryeministri Hoti gjatë ditës së nesërme do të bisedojë me kryetarët e degëve për punët që i ka bërë qeveria e tij gjatë këtij mandati.

Postimi i plotë:

Të nderuar veprimtarë të LDK-së

Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve.

LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.

Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të në kryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh.

Komento: