Mustafa i LDK-së: Albin Kurti ka mbetur pa miq në Kosovë, por edhe jashtë vendit, këtë gjë me vonesë ia konfirmoi presidentja Osmani

18:08 | 21 November 2024
mustafa-i-ldk-se:-albin-kurti-ka-mbetur-pa-miq-ne-kosove,-por-edhe-jashte-vendit,-kete-gje-me-vonese-ia-konfirmoi-presidentja-osmani


Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, për FrontOnline, ka folur pas fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani, të cilin e mbajti sot në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa, thotë se me fjalimin e saj të sotëm, Osmani ia ka treguar pushtetit aktual se marrëdhëniet me SHBA-në janë të shenjta.

‘’Zonja Osmani me fjalimin e saj ia ka rikujtuar veçanërisht pushtetit aktual se marrëdhëniet dhe miqësia është e shenjt për Kosovës, pa të cilën nuk mund të avancohen interesat e republikës sonë, po ashtu duke ia rikujtuar se edhe shtetet më të fuqishme kanë nevojë për aleatë e lërë më Kosova që ka nevojë për garancinë e Amerikës për avancimin e interesave tona drejt NATO-s dhe BE-së’’ thotë ai.

Ai thotë se fjalim si ky i sotëm, do të dëshironte të dëgjonte nga Osmani edhe më parë, por se thotë se më mirë vonë që është thënë se sa kurrë.

‘’ Do të thoja më mirë vonë se kurrë, do doja të dëgjoja fjalime të tillla nga Presidentja edhe më parë duke i tërhequr vërejtjen pushtetit se qëndroj në linjë me SHBA-në dhe aleatët tjerë, por më mirë vonë se kurrë’’ thotë ai.

Mustafa, potencon se tashmë Kurti dihet botërisht se ka mbetur pa miq dhe ai nuk ka miq as brenda dhe as jashtë Kosovës e madje as brenda subjektit të tij politik, Lëvizjes Vetëvendosje.

‘’Zoti Kurti njihet botërisht se nuk ka miq, nuk ka miq në Kosovë, nuk ka miq jashtë Kosovës dhe shihet qartë se nuk ka miq as brenda partisë së tij dhe po dihet se ai nuk është i aftë të mbajë miqësi dhe partneritet me kë do qoftë qoftë brenda dhe jashtë Kosovës, ose edhe brenda partisë së tij.’’ u shpreh Mustafa për FrontOnline.

 

Komento: