Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten

19:08 | 25 November 2024
mustafa-i-reagon-muratit:-kater-vjet-minister-e-s’guxon-me-dale-ne-debat-live-me-hykmeten

Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami replikojnë në distancë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, deputeti i LDK-së Besian Mustafa, i tha ministrit Murati që ai “nuk guxon me dalë në debat me Hykmeten”.

Reagimi i tij vjen, pasi Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykmete Bajramit që “nuk ka kuptuar nga financat publike”.

“Hekuran mos filozofo në FB, 4 vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten që ka qenë ministre aty veq 6 muaj”, shkruan Mustafa në Facebook.

 

Komento: