Mustafa ia publikon Shqiprim Arifit foton me Vulinin: Mos u zgrdhini me ata që iu quajnë “šiptar”

22:52 | 18 Prill 2021

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka reaguar ndaj kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifi.

Mustafa ka publikuar një fotografi të Arifit me ministrin serb të Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, duke i kërkuar që mos zgërdhihet me ata që ju quajnë “šiptar”.

Postimi i plotë:

Angazhimi i pa kompromis për të drejtat e shqiptarëve ndaj një fryme fashiste e raciste nuk duhet ta zmbraps askënd. Dje, sot dhe nesër. Deri në fund.

P. S. Mos u zgrdhini me ata që iu quajnë “šiptar”.

P. S. S. Nuk fshehem as mas “fake profile” e faqeve të rreme. Me të vërtetën në betejat politike.

Komento: