
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar emërimin e Mentor Hysenit, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë se ‘‘lufta ndaj bizneseve sot kaloi në një nivel tjetër’’, dhe se ‘’Kurti sot e ka kapur edhe ATK-në’’.
Mustafa ka shkruar po ashtu edhe që me emërimin e Hysenit, ATK po shndërrohet në një instrument politik, që do të rrisë edhe më shumë pasigurinë e bizneseve për të operuar në Kosovë.