Isa musatafa ka folur për situatën politike në vend.
Isa Mustafa pranon se mund të ketë koalicion me Albin Kurtin, veçse rikujton që Lidhja Demokratike e Kosovës synon ta drejtojë qeverinë.
Mustafa për Klan Kosovën ka thënë se pret që LDK do të dal fituese në zgjedhjet e parakohshme.
“Vullneti dhe qëndrimi është që LDK të hyjë në zgjedhje për ta pasur kryeministrin e vet, sepse jemi parti më e madhe. Jemi në bisedime me VV-në jemi marr vesh që për koalicion duhet të zhvillohet biseda në mes grupeve teknike që të shihen të gjitha parakushtet për koalicion”, ka deklaruar Mustafa.
Ai ka theksuar se nuk do t’i jap shans më PDK-së për të qeverisur së bashku.