Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar videon e fundit të publikuar nga LVV-ja për terminalet doganore.
Mustafa ka thënë se terminali s’ka qenë i tyre.
“Ai terminal s’ka qenë kurrë i yni, është manipuluar edhe më herët me të, është e një firme sllovene që është hapur këtu, djali im i madhi është bashkëdrejtor. Ai nuk është themelues, e as aksionar, ai punon me pagë”, ka thënë ai.
Mustafa ka pyetur se pse Kurti i ka shkuar në shtëpi dhe i ka kërkuar të qeverisin, nëse e ka konsideruar zhvatës.
“Kurti disa herë ka ardhë në shtëpinë time në Prishtinë, ka ardhë edhe në Prapashticë për të më lutë me qeverisë bashkë. Nëse atëherë më ka cilësuar si zhvatës, keqpërdorues, atëherë shtrohet pyetja pse ka ardhë tek unë dhe ka kërkuar që të qeverisim bashkë?”, ka thënë ai në Kanal 10.
Më tej, Mustafa, ka deklaruar se djali që i është përmendur në videon e sotme të publikuar të LVV-së, ka qënë ai që e ka dërguar Kurti në Prapashticë të takohet me Mustafën.